Ushtria izraelite bëri thirrje për evakuimin e Baalbekut në Libanin lindor, duke paralajmëruar se ishte gati të godiste objektivat e Hezbollahut atje dhe në Douris aty pranë.
“Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, ju duhet t’i evakuoni menjëherë këto ndërtesa dhe ato pranë tyre dhe të qëndroni larg tyre për një distancë prej jo më pak se 500 metrash brenda katër orëve të ardhshme,” tha ushtria izraelite në gjuhën arabe.
Izraeli ka zgjeruar sulmet e tij ajrore vdekjeprurëse në javët e fundit në qendrat më të mëdha urbane në Liban, si qyteti i Baalbek, shtëpia e rreth 80,000 njerëzve, pasi fillimisht shënjestroi fshatra më të vogla kufitare në jug, ku IDF thotë se Hezbollahu kryen operacione.
Më shumë se 2,100 njerëz në Liban janë vrarë në luftën e Izraelit kundër vendit gjatë pesë javëve të fundit dhe 1.2 milionë të tjerë janë zhvendosur nga sulmet izraelite, sipas zyrtarëve libanezë.
OKB-ja ka thënë se shumë njerëz të detyruar të largohen nga Libani (shumë prej të cilëve kanë shkuar në Siri) kanë fjetur gjatë natës në automjetet e tyre, duke u përballur me kushte të vështira ndërsa kërkojnë siguri.