image Ushtria indoneziane heq dorë nga testimi i virgjërisë për rekrute

Botë

Ushtria indoneziane heq dorë nga testimi i virgjërisë për rekrute

news image

Pas 10 vitesh praktikë të testimit të virgjërisë për femrat që synonin ushtrinë, ushtria e Indonezisë i jep fund këtij rregulli.

“Testimi me dy gishta”, ishte procedura me të cilën rekrutet testoheshin nga mjekët  ku gjatë ekzaminimit mjekët futnin dy gishta brenda vaginës së femrave për të kontrolluar nëse janë të virgjëra ku ato që deklaroheshin që nuk janë të virgjëra refuzoheshin për rekrutim.

Kjo procedurë është kritikuar për kohë të gjatë dhe pas heqjes së këtij rregulli Organizatat e të drejtave të njeriut kanë mirëpritur vendimin për t’i dhënë fund “testimit abuziv”.

Në një telekonferencë me komandantët ushtarakë në të gjithë Indonezinë, shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Andika Perkasa njoftoi për fundin e praktikës dhjetëvjeçare dhe tha se gratë do të rekrutoheshin në të njëjtën mënyrë si burrat. Rekrutët do të zgjidheshin sipas aftësisë së tyre për të ndjekur procesin arsimor të ushtrisë, tha gjeneral Perkasa.

Testi vaginal u krye gjithashtu në disa raste edhe mbi të fejuarat femra të oficerëve ushtarakë, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali./GazetaSinjali/