Ushtria e Sudanit ka postuar një deklaratë në Twitter duke thënë se ka rënë dakord për një armëpushim tre-ditor për të mundësuar njerëzit të festojnë Bajramin.
Kjo deklaratë vjen pas një dite luftimesh të ashpra në kryeqytetin, Khartoum, ku njerëzit nuk mund të shkojnë në namazin e Bajramit herët në mëngjes.
“Forcat e armatosura shpresojnë se rebelët do t’i respektojnë të gjitha kërkesat e armëpushimit dhe do të ndalojnë çdo lëvizje ushtarake që do ta pengonte atë,” thuhet në deklaratë.
وافقت القوات المسلحة على هدنة لمدة ثلاثة أيام اعتبارا من اليوم الجمعة الموافق ٢١ أبريل لتمكين المواطنين من الاحتفال بعيد الفطر، وانسياب الخدمات الأنسانية.
— القوات المسلحة السودانية – الإعلام العسكري (@GHQSudan) April 21, 2023
تأمل القوات المسلحة أن يلتزم المتمردون بكل متطلبات الهدنة ووقف أي تحركات عسكرية من شأنها عرقلتها.
مكتب الناطق الرسمي pic.twitter.com/xGi1BOfYCm
Disa marrëveshje të mëparshme për armëpushime humanitare 24-orëshe janë shkelur këtë javë.
Më herët të premten, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) thanë se kishin rënë dakord për një armëpushim të Bajramit. /abcnews.al
/GazetaSinjali/