image Ushtria amerikane rrëzon dy dronë iranianë që po kërcënonin anijet në Ngushticën e Hormuzit

Botë

Ushtria amerikane rrëzon dy dronë iranianë që po kërcënonin anijet në Ngushticën e Hormuzit

news image

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka rrëzuar disa dronë iranianë, të cilët, sipas saj, përbënin kërcënim për anijet në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme të transportit detar ndërkombëtar.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), të publikuar në platformën “X”, thuhet se forcat amerikane në Lindjen e Mesme kanë rrëzuar dy dronë sulmues iranianë.

“Më herët sot, forcat amerikane në Lindjen e Mesme rrëzuan dy dronë sulmi iranianë me një drejtim që kërcënonin trafikun ndërkombëtar detar në Ngushticën e Hormuzit”, ka deklaruar Komanda Qendrore e SHBA-së.

Ushtria amerikane ka theksuar gjithashtu se mbetet e gatshme të vazhdojë mbrojtjen kundër, siç e ka quajtur ajo, agresionit iranian.

Ky incident vjen pas një tjetër rasti një ditë më parë, kur SHBA-ja kishte rrëzuar katër dronë në një sulm të ngjashëm.

Ndërkohë, raportohet se SHBA-ja po shqyrton mundësinë që asetet iraniane të përdoren për të mbështetur riparimet në shtetet e Gjirit, të dëmtuara nga sulme të mundshme iraniane, sipas një burimi.

Në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, ndodhet në Iran për bisedime të mëtejshme, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/