image Ushtari ukrainas qëllon me pushkë nga kabina e hapur e aeroplanit, rrëzon disa dronë rusë

Botë

Ushtari ukrainas qëllon me pushkë nga kabina e hapur e aeroplanit, rrëzon disa dronë rusë

news image

Pamje të pazakonta nga lufta në Ukrainë tregojnë momentin kur një ushtar ukrainas, i ulur në pjesën e pasme të një aeroplani Yak-52, qëllon me pushkë dhe rrëzon disa dronë rusë.

Në video, bashkëpiloti shihet duke drejtuar armën nga kabina e hapur në drejtim të dronëve Shahed. Pas të shtënave, nga njëri prej dronëve nis të dalë tym, ndërsa pak më vonë ai shpërthen mbi det.

Ushtari regjistroi edhe rrëzimin e dronëve të tjerë, të cilët u përfshinë nga flakët pasi ranë në një fushë.

Dronët Shahed, të prodhuar fillimisht nga Irani dhe të përshtatur nga forcat ruse, janë përdorur gjerësisht nga Moska për sulme ndaj objektivave në Ukrainë.

Pamjet u publikuan në kohën kur ushtria ukrainase kreu një valë të re sulmesh me rreze të gjatë brenda territorit rus.

Një prej objektivave ishte rajoni i Saratovit, ku u raportua për zjarr në objekte ushtarake pas aktivizimit të alarmit për raketa dhe dronë.

Në këtë zonë ndodhet edhe baza ajrore Engels-2, ku janë të vendosur bombarduesit strategjikë rusë, të cilët janë përdorur për lëshimin e raketave ndaj Ukrainës.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima nga sulmi në bazën ajrore. Ndërkohë, raportimet e inteligjencës sugjerojnë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një ofensivë të re gjatë vjeshtës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/