image Ushtari i UÇK-së në foton ikonike njofton se sot djali iu bë ushtar i FSK-së - Sinjali

Ushtari i UÇK-së në foton ikonike njofton se sot djali iu bë ushtar i FSK-së

news image

Shumë njerëz e mbajnë mend fotografinë ikonike, ku shihet një ushtar i UÇK-së me lot në sy gjersa një nënë e puthte fotografinë e birit të saj, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Personi në fotografi është Komandant Xhafer Kadiri, i cili më vonë kishte rrëfyer se kishte qarë, kur i ishin vrarë dy shokët e luftës.  

Por, sot Kadiri ka njoftuar se i biri i tij, Kushtrimi, është betuar si ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai e ka uruar djalin e tij, duke e porositur që të vazhdojë traditën familjare.

Ti ke shpirt luftarak, je i guximshëm, punëtor dhe je i ri me plot vullnet. Unë jam i bindur në besnikërinë tënde ndaj këtij betimi, sepse e kam parë përpjekjen tënde për të realizuar këtë ëndërr të kahmotshme”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së, Xhafer Kadiri.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: