Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha përmes rrjetit social Twitter ka postuar fotografinë e ditës të një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtrim ndërkombëtar ushtarak.
Berisha ka shkruar se FSK është e gatshme të mbështesë misionet e paqes së aleatëve tanë kudo ku popujt e shtypur luftojnë për paqe, liri dhe demokraci.
Ministri ka shkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është profesionale, e trajnuar nga NATO, gjithpërfshirëse dhe e besueshme./ Sinjali/
https://twitter.com/Rrustem_Berisha/status/1156823970576052224/photo/1