Ushtarët e KFOR-it nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të caktuar në Komandën Rajonale-Perënd të KFOR-it, kanë kryer një ushtrim intensiv në Kampin Villaggio Italia në Pejë.
Trajnimi ka përfshirë aktivitete për kontrollin e turmave, përballimin e trazirave dhe mbrojtjen nga zjarri, në koordinim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim ka ekspozuar ushtarët ndaj nxehtësisë ekstreme dhe flakëve të gjeneruara nga pajisjet ndezëse, me qëllim forcimin e gatishmërisë operacionale dhe rezistencës psikologjike.
“Ushtrime të tilla janë kritike për të siguruar përgjigje të qeta dhe efektive nën stres, dhe për të ruajtur efektivitetin e misionit në mbështetje të një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!