KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) të Komandës Rajonale në Lindje kanë kryer operacione të mjeteve të pashpërthyera në veri të Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se pas realizimit me sukses të këtij operacioni, ushtarët inxhinierë britanikë tani janë në gjendje të bëjnë riparimin e rrugëve në atë zonë.
“Ushtarët e shumtë që punojnë së bashku brenda KFOR-it shfaqin fuqinë, forcën dhe aftësitë e përgjithshme të NATO-s”, thuhet në njoftim.