image Ushtarët e rinj të FSK-së trashëgojnë dashurinë për atdheun, disa prej tyre familjarë të heronjëve të UÇK-së

Siguri

Ushtarët e rinj të FSK-së trashëgojnë dashurinë për atdheun, disa prej tyre familjarë të heronjëve të UÇK-së

news image

Sot gjatë ditës, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar 302 rekrutë të rinj, gjenerata 01-2023 në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj. Në ceremoninë e diplomimit të këtyre ushtarëve ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raporton Sinjali.

Përveç tij, të pranishëm ishin edhe një numër i madh i familjarëve të ushtarëve më të rinj të vendit, që përcollën nën emocione këtë të arritur të fëmijëve të tyre.

Në mesin e 302 ushtarëve, padyshim që kishte edhe familjarë të dëshmorëve apo ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të vendit, teksa dy prej tyre u bën publik sot në rrjete sociale.

Njëri nga ta është edhe nipi i dëshmorit të kombit Ferid Curri, i cili përveç emrit të cilin e ka trashëguar nga xhaxhai, sot vulosi edhe tashëgiminë për shërbim ndaj atdheut.

Fotoja e tij duke përqafuar gjyshin nën emocione mori vëmendjen në rrjete sociale.

Ferid Curri i ri
Ferid Curri, UÇK

Sot diplomoi edhe djali i dëshmorit, Xhafer Preteni, Shkëmbëforti i cili përveç se u rritë me mungesën e babait, ai po ashtu u rritë edhe me dashurinë për uniformën e lirisë e mbrojtjes së shtetit.

Përveç Feridit e Shkëmbëforti pati edhe disa ushtarë të tjerë të cilët vijnë nga familje patriotike që shërbyen për lirinë e Kosovës.

Pamje nga ceremonia e diplomimit
Pamje nga ceremonia e diplomimit
Pamje nga ceremonia e diplomimit
Pamje nga ceremonia e diplomimit
Pamje nga ceremonia e diplomimit
Pamje nga ceremonia e diplomimit

/GazetaSinjali/