image Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të FSK-së

Siguri

Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të FSK-së

news image

Ushtarakët e Ushtrisë Shqiptare i kanë nisur stërvitjet e tyre në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim Shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë trajnim është duke realizuar trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) të FSK-së.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

“Përveç personelit nga FARSH-it dhe FSK-së, pjesë e këtij trajnimi janë edhe pjesëtarë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Trajnimi ka për qëllim të bëjë përgatitjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve për kryerjen e Operacioneve Reale të Kërkim Shpëtimit Urban” – tha Mehaj.

/GazetaSinjali/