image Ushqimi që nuk duhet të konsumoni në darkë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

39596

Të shëruar

25001

Të vdekur

1016

Ushqimi që nuk duhet të konsumoni në darkë

news image

Nëse je akoma me teorinë e vjetër, që pretendon se pas perëndimit të diellit, të gjitha ushqimet nuk kanë limit, atëherë është koha ta sqarosh këtë keqkuptim.

Në fakt, asnjë ekspert shëndeti nuk të këshillon të mbushësh barkun me çdo lloj ushqimi para se të flesh, por nuk është turp të kesh një gjellë të shëndetshme për darkë, të lehtë, që të mbajë të ngopur derisa të flesh.

Por ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.  

Drithëra me sheqer

Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi kur bëhet fjalë për drithërat.

Një pjatë e mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën, sidomos nëse drithërat përmbajnë sheqer. Ato ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut.

Lajm i mirë është se të gjitha drithërat nuk janë jashtë kufijve. Kontrollo etiketat me kujdes dhe zgjidh markat që përmbajnë drithëra të plota, pa sheqer dhe me shumë fibra./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin