image Ushqimet që ulin rrezikun e prekjes nga kanceri

Këshilla/ Ushqimet që ulin rrezikun e prekjes nga kanceri

news image

Ende nuk është gjetur kura për sëmundjen e kancerit, por lajm i mirë për personat e rrezikuar nga kjo sëmundje është zbulimi i efekteve parandaluese të disa ushqimeve.

Më poshtë po ua rendisimin disa ushqime që kryesojnë këtë listë të ‘super ushqimeve’.

Grejpfruti– sigurisht keni dëgjuar për dobitë e grejpfrutit, një frutë i ngjashëm me limonin dhe portokallin. Ai përmban një sasi të lartë të vitaminës C, e cila i lufton radikalet e lira që e dëmtojnë organizmin.

Çaji i gjelbër– një luftues tjetër i kancerit është edhe çaji i gjelbër, i cili për ta pasur këto efekte duhet të jetë natyral. Ky lloj çaji përmban antioksidantë që ju mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë.

Brokoli– është një nga perimet më të shëndetshme. Ai e parandalon dëmtimin e AND-së dhe e mbron organizmin nga kanceri. Preferohet që të konsumoni 200 gramë të brokolit në ditë.

Domatja– përfitimet shëndetësore të domates janë të shumta. Domatet e zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës, të zorrëve dhe të vezikës urinare.

Hudhra- është një produkt tjetër natyral, i cili na mbron nga kanceri dhe përdoret edhe për trajtimin e problemeve të tjera kryesisht të lidhura me inflamacionet./Gazeta Sinjali/