image Ushqimet që duhet t'i evitoni për të ulur nivelet e larta të yndyrave në gjak

Shëndeti

Ushqimet që duhet t’i evitoni për të ulur nivelet e larta të yndyrave në gjak

news image

Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por duhet të keni kujdes me nivelet e larta të tyre. Nëse nuk janë në nivelet e duhura, mund të shkaktojnë krijimin apo përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës. Njerëzit që vuajnë nga diabeti shpesh hasin probleme me menaxhimin e triglicerideve pasi diabeti është një sëmundje shumë e komplikuar.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shëndetit të Zemrës, ndryshimet në mënyrën e jetesës shkaktojnë një rritje të nivelit të yndyrave apo triglicerideve. Sipas të dhënave, disa nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll janë: kontrolli i diabetit, aktiviteti fizik, humbja në peshë dhe lënia e cigares. Gjithsesi ju mund të provoni të ulni trigliceridet tuaja duke evituar konsumimin e ushqimeve që ndikojnë në rritjen e tyre.

Cilat janë produktet që shkaktojnë nivele të larta trigliceridesh?

Sheqeri

Sheqeri në formën e fruktozës, është shumë lehtë që të tejkalohet doza e nevojitur ditore e tij. Duke qenë se fruktoza gjendet më së shumti te frutat dhe shtohet te shumë produkte si një ëmbëlsues, personat që vuajnë nga trigliceridet duhet të evitojnë ngrënien e tepër të tyre. Nëse vuani nga diabeti këshillohuni me mjekun rreth dozës ditore të frutave që ju mund të konsumoni. Për më tepër frutat janë të pasura me fibër, gjë që e ngadalëson përthithjen e fruktozës nga trupi. Ndërsa produkte si akulloret, lëngjet e frutave, pekmezi, reçeli, apo kompostot duhet t’i evitoni.

Yndyrat

Yndyrat e ngopura zakonisht gjenden te ushqimet e skuqura, te mishi i kuq, te lëkura e pulës, gjalpi, të verdhat e vezëve. Po ashtu te margarina, bulmeti dhe te produktet e fast-food. Të gjithë personat që vuajnë nga nivelet e larta të triglicerideve, duhet që t’i shmangin këto ushqime sa më shumë të munden. Në vend të mishit të kuq apo pulës së plotë, përdorni peshk apo pjesë pa shumë yndyrë të pulës.

Drithërat e përpunuar ose ushqimet me përmbajtje niseshteje

Drithërat e përpunuara kanë përmbajtje të lartë sheqernash të shtuara dhe zakonisht përgatiten nga mielli i bardhë, i cili ngrit nivelet e triglicerideve. Këshillohet që të qëndroni larg produkteve të bukës së bardhë, makaronave të përgatitura me miell të tillë apo dhe picave, ëmbëlsirave, biskotave apo tortave.

Alkooli

Konsumimi i tepërt i alkoolit përveçse dëmton mëlçinë, nxit atë që të prodhojë më shumë trigiliceride.

Ushqime kalorike

Kaloritë ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, gjatësisë dhe peshës së gjithsecilit. Prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumohet sasia e duhur. Nëse e tejkaloni limitin tuaj të kalorive ditore ju mund të rrezikoni që të rrisni nivelet e triglicerideve, duke shkaktuar probleme në organizmin tuaj./GazetaSinjali/