Parlamenti Evropian e ka rizgjedhur presidente të Komisionit Europian Ursula von der Leyen, politikanen gjermane të qendrës së djathtë, e cila ka fituar edhe një mandat të dytë pesëvjeçar.
401 eurodeputetë votuan pro, 284 kundër dhe 15 abstenuan, raporton The Guardian.
Von der Leyen kryesoi Komisionin Europian përgjatë dy krizave të mëdha, pandemisë Covid dhe pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Ajo ka fituar respekt në mesin e krerëve të shteteve dhe qeverive për mbështetjen e saj të vendosur ndaj Kyivit dhe aftësinë për të kultivuar marrëdhënie të ngushta me aleatët e Europës.
Konfirmimi i saj për një mandat tjetër si shefe e Komisionit Europian do të sjellë lehtësim për shumë kryeqytete të BE-së, të cilat kanë kërkuar vazhdimësi në Bruksel mes pasigurisë politike në disa shtete anëtare, luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimin e mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme në SHBA.
Por von der Leyen gjithashtu është kritikuar nga pjesë të spektrit politik.