image Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti

Kosovë

Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti

news image

Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Albin Kurti, do të pres në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi nis nga ora 11:00 dhe mbahet në godinën e Qeverisë.

Von der Leyen ka nisur një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor, ku deri më tash ka vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

/GazetaSinjali/