image Ursula von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor - e nis me Shqipërinë, ndalon edhe në Kosovë

Politikë

Ursula von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor – e nis me Shqipërinë, ndalon edhe në Kosovë

news image

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të nisë një udhëtim në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus integrimin e vendeve në Bashkimin Europian.

Ndalesa e parë e saj do jetë në Shqipëri ku mbërrin të mërkurën.

Takimin e parë zyrtarja e lartë e BE-së e zhvillon me kryeministrin Edi Rama, ndërsa një fjalë përshëndetëse do ta mbajë në Kolegjin Europian të Tiranës, e më pas do të bisedojë me presidentin  Bajram Begaj.

Von Der Leyn do të vijojë turin e saj në Maqedoninë e Veriut, më pas në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

/GazetaSinjali/