Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë.
Ajo është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Gjatë vizitës së saj njëditore, von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurtin.
Ursula von der Leyen të martën ka qëndruar për vizitë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./Gazeta Sinjali/