image Urdhërarresti për Molliqajn, PSD thotë se s’ka marrë ftesa: Ai do të vazhdojë agjendën e rregullt

Politikë

Urdhërarresti për Molliqajn, PSD thotë se s’ka marrë ftesa: Ai do të vazhdojë agjendën e rregullt

news image

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pas lëshimit të urdhërarrestit ndaj kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Kuçi ka shkruar se ky urdhërarrest është lëshuar pa asnjë arsye nga Themelorja, shkruan Gazeta Sinjali.

Kuçi mes tjerash tha se janë njoftuar nga mediat, se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Molliqajt dhe ka njoftuar se ai nuk ka pranuar asnjë ftesë të rregullt, nga kjo gjykatë.

Gjykata dhe organet e policisë e kanë adresën e saktë të banimit të z. Molliqaj, atë të zyrës së tij të punës dhe të gjitha kontaktet e tij, mirëpo qartazi ata nuk i kanë përdorur ato dhe kanë lëshuar pa asnjë arsye këtë urdhërarrest”, ka shkruar Kuçi.

Ajo tha se Molliqaj do të vazhdojë agjendën e tij të përditshme të punës si çdo ditë tjetër.

/GazetaSinjali/