image Ura që i bashkon binjakët e ndarë nga COVID-19

Kuriozitete

Ura që i bashkon binjakët e ndarë nga COVID-19

news image

Dy binjakëve 73-vjeçarë në Suedi nuk u është lejuar për tash e një vit ta vizitojnë njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre për shkak të situatës me COVID-19.

Ola dhe Potnus Berglund takohen çdo të shtunë në një urë që lidh Norvegjinë dhe Suedinë, secili në anën e tij të kufirit.

“Nuk na lejohet të kalojmë kufirin. Unë duhet të qëndroj një metër larg në krahun tim dhe ai duhet të qëndrojë një metër në anën e tij,” shpjegon Ola. “Na duhet të kemi dy metra hapësirë mes nesh”, ka thënë ai, duke shtyrë karrigen prapa, shkruan Bankok Post.

Ata takohen çdo të shtunë në urën që lidh Norvegjinë me Suedinë. Përkundër disa ndryshimeve për lehtësim të masave, kufiri ka mbetur i mbyllur.

Ata thonë se janë mësuar të takohen çdo javë, dhe pandemia nuk i ka penguar.

Ata i kanë festuar ditëlindjen e 72 dhe 73-të bashkë. ./Gazeta Sinjali/