image UP me zyrtar për parandalimin e mbrojtjen nga ngacmimi seksual

Arsim

UP me zyrtar për parandalimin e mbrojtjen nga ngacmimi seksual

news image

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, ka treguar se janë duke punuar në emërimin e një zyrtari përkatës, në zbatimin e rregullores për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual.

Sipas tij, rastet për ngacmimet seksuale do të raportohen te zyrtari kur do të emërohet, e pastaj i cili do t’i procedojë më tutje te organet përkatëse.

“Sa i përket ngacmimeve seksuale kemi lëvizje në aspekt pozitiv dhe ju e dini që para disa muajsh Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, e ka hartuar dhe miratua rregulloren kundër ngacmimeve seksuale, ndërkaq sa i përket implementimit në ditëve në vazhdim do të punojmë me gjëra konkrete sa i përket zbatimit të kësaj rregullore që lidhen me emërimin e zyrtarit përkatës, i cili pastaj do të marr të gjitha rastet që do të lajmërohen dhe po ashtu do të hartojë një dinamikë të zbatimit të rregullores, dhe këto do të ndodhin në vijim”.

“Rastet do të raportohen te zyrtari përkatës, i cili pastaj do ti procedojë më tutje në organet përkatëse për trajtim të tyre apo në Këshillin e Etikës apo në komisione disiplinore”, tha ai.

Mes tjerash ai për EO ka folur edhe për Këshillin e Etikës, derisa tha se është funksional qe një kohë të gjatë, e që padyshim se denoncimet nuk kanë munguar edhe aty.

“Këshilli i Etikës është funksional që një kohë të gjatë, dhe është duke i trajtuar rastet, ka denoncime nga palët e ndryshme dhe ata e kanë dinamikën e vet dhe ashtu janë duke u trajtuar të gjitha rastet”.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me 11 maj ka miratuar Rregulloren për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual dhe Ngacmimi në Universitetin e Prishtinës e cila zbatohet për të gjithë personelin akademik, jo akademik dhe administrativ.

Prandaj, Universiteti i Prishtinës ka aprovuar rregullore për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimi seksual pas dy dekadave kërkesave nga studentët, njësitë akademike dhe shoqëria civile./GazetaSinjali/