image UNSh kërkon që partitë shqiptare të tërheqin ministrat nga Qeveria e Abazoviqit

Politikë

UNSh kërkon që partitë shqiptare të tërheqin ministrat nga Qeveria e Abazoviqit

news image

Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, që shkelë rëndë  Kushtetutën dhe për qëllim final ka heqjen e sovranitetit dhe zhbërjen e pavarësisë së Malit të Zi, partitë shqiptare duhet të tërheqin ministrat e tyre nga Qeveria e Dritan Abazoviqit, thuhet në njoftimin e Unionit Nacional të Shqiptarëve të drejtuar nga Ferhat Dinosha.

Kjo sipas UNSh-së për arsye se ky ligj është miratuar me përkrahjen e deputetëve të kryeministrit në mandat teknik   i cili prapë po ua bën shumicën partive serbe në Parlamentin e Malit të Zi.

Në njoftimin e Unionit Nacional të Shqiptarëve, thuhet se partitë shqiptare janë parti shtetëformuese dhe s’kanë çka të lypin në Qeverinë që po u shërben politikave serbo-ruse , duke rrezikuar qenien shtetërore të Malit të Zi dhe stabilitetin në rajon.

/GazetaSinjali/