image UNRWA: Ka shumë pak ujë të pastër në Rafah

Botë

UNRWA: Ka shumë pak ujë të pastër në Rafah

news image

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka mungesë të ujit të pastër dhe të depozitimit të mbeturinave në Rafah.

Përmes një postimi në “X”, kjo agjenci tha se mungesa e ujit në temperatura të larta mund të shkaktojë shpërthimin e disa sëmundjeve.

“Ka shumë pak ujë të pastër në Rafah dhe radhët e gjata janë realitet i përditshëm”, thuhet tutje në postim.

/GazetaSinjali/