image United dështon transferimin e Kingut, tash kthen sytë drejt ish-sulmuesit të Watfordit

Futboll

Sport/ United dështon transferimin e Kingut, tash kthen sytë drejt ish-sulmuesit të Watfordit

news image

Manchester United e ka kthyer vëmendjen tek ish-sulmuesi i Watfordit, Odion Ighalo, pas dështimi të transferimit të sulmuesit të Bournemouth, Josh King.

Siç raporton The Athletic, United e dëshironte Kingun në huazim, por “Qershizat” nuk dëshironin asgjë tjetër pos oferta me shitje përmanente, kështu që dy klubet nuk arritën te një marrëveshje finale.

Pas këtij dështimi, ‘Djajtë e kuq’ tani ka kthyer sytë nga sulmuesi i Shanghai Greenland Shenhua, Ighalo, i cili më parë ka luajtur në Premier Ligë me Watfordin.

“Preferenca e United për Josh King ishte gjithmonë huazim, kurse edhe pse marrëveshja për transferimit të përhershëm ishte diskutuar asnjë marrëveshje nuk është arritur. Një sulmues që mund t’i bashkohet në huazim United sipas disa burimeve është ish sulmuesi i Watfordit, Odion Ighalo”, ka shkruar gazetari i njohur i sportit, David Ornstein. /Gazeta Sinjali/