Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një artikull xhudistes, Distria Krasniqi, e cila e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Në artikull shkruan se Distria mund të fillojë numërimin mbrapsht për vitin e ri, në të cilin do të hyjë si më e mira e vitit në botë dhe e para në ranglistë.
“Pas një viti të bujshëm xhudo, rikthimi në një turne të plotë, duke parë kampionatet evropiane dhe botërore në rrjedhë të plotë si dhe një lojë olimpike të shumëpritur në shtëpinë e xhudos, sigurisht që do të jetë një vit për t’u mbajtur mend, madje edhe më shumë për atletët që hyjnë në 2022 në vendin e parë”, shkruan Unioni Evropian i Xhudos.
Arritja e pozitës numër një të renditjes në botë nuk është e lehtë, vazhdon artikulli i UEJ-së.
“Numërimi mbrapsht për vitin e ri ka nisur Distria KRASNIQI e Kosovës. Në moshën 26-vjeçare, ajo mund të festojë vitin 2021 si ‘vitin e saj’, duke grumbulluar 6820 pikë deri në fund të tij, pas medaljes së artë olimpike nuk është asgjë më pak se e pabesueshme”, shkruan tutje ky Union.
Edhe pse numër një në botë për kategorinë -48 kg, Distria mori titujt e saj Olimpik, Evropian dhe Masters, dhe tashmë ka bërë kalimin në -52 kg gjatë Grand Slam-it në Baku.
Krasniqi i bashkohet bashkëlojtareve të saj dhe kampioneve olimpike Majlinda KELMENDI (2016) dhe Nora GJAKOVA (2021) në listën e heroinave të Kosovës.
Ekipi i Kosovës që nga dje ka edhe një arsye tjetër për të festuar si trajner, më Driton Kukën fitues të Çmimit të Arritjes së Trajnerëve. /Gazeta Sinjali Sporti/