UNESCO, ka shprehur keqardhje të thellë me ndryshimin e statusit të xhamisë Shën Sofia në Turqi.
“Keqardhje e thellë për vendimin e autoriteteve turke, të marrë pa diskutime paraprake, për të ndryshuar statusin e Shën Sofisë nga muze në xhami, pas një vendimi të gjykatës turke të publikuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan”, thuhet në një njoftim të UNESCO-s.
“Shën Sofia është një kryevepër arkitekturore dhe një dëshmi unike e ndërveprimeve midis Europës dhe Azisë ndër shekuj. Statusi i tij si një muze pasqyron natyrën universale të trashëgimisë së saj dhe e bën atë një simbol të fuqishëm për dialog”, tha drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay.
Gjykata turke anuloi dje një vendim të 24 nëntorit të vitit 1934, sipas të cilit xhamia e Shën Sofisë shndërrohej në muze, raporton ATSh.
Ndërkohë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se Shën Sofia do të vazhdojë të jetë pjesë e trashëgimisë botërore dhe e hapur për vizitorët.
”Hapja e Shën Sofisë për adhurim nuk i heq statusin e trashëgiminë botërore”, deklaroi Kalin./ Gazeta Sinjali/