image UNESCO: Monumentet mesjetare në Kosovë kërcënohen nga problemet politike

Kosovë

UNESCO: Monumentet mesjetare në Kosovë kërcënohen nga problemet politike

news image

Komiteti i Trashëgimisë Botërore – UNESCO-s vendosi në seancën e 46-të në Nju Delhi që monumentet mesjetare në Kosovë të mbahen në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik për, siç thuhet, probleme politike.

Është hera e parë që bëhet një argument i tillë që kur monumentet mesjetare në Kosovë janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shqyrtimi i gjendjes së ruajtjes së tyre shtyhet sërish për seancën e radhës të Komitetit, thuhet në dokumentin e mbledhjes në Nju Delhi.

Arsyeja e mbajtjes së monumenteve mesjetare në Kosovë në listën e trashëgimisë së rrezikuar të UNESCO-s deri më tani kanë qenë gjithmonë problemet politike.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar të Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet (ICOMOS), Sanja Kesiq Ristiq, tha, se çdo vendim duhet të përsëritet çdo vit derisa të zgjidhet problemi.

/GazetaSinjali/