image “Unë do të vazhdoj”, “Unë mund t’ju ndaloj”/ Përplasje mes gjykatësit dhe avokatit të Veselit

Drejtësi

“Unë do të vazhdoj”, “Unë mund t’ju ndaloj”/ Përplasje mes gjykatësit dhe avokatit të Veselit

news image

Avokati i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, Ben Emmerson, është përplasur me gjykatësin Nicolas Giju, pasi ky i fundit i kërkonte Emmerson-t që të mbetej në temë.

Emmerson vijonte të fliste për akuzat që rëndojnë ndaj krerëve të UÇK-së, të cilat i quajti absurde, teksa gjykatësi kërkonte që ai t’i përmbahej agjendës dhe të mbetej në temë, që kishte të bënte me afatin e përkthimeve.

Gjykatësi: Zotëri Emmerson, ju lutem mos vazhdoni. Nuk ka lidhje. Atëherë futu drejt e në temë.

Emmerson: Më lejoni të mbaroj sepse aty dua të dal. Me gjithë respektin që kam për ju, është një rrugë me dy pista. Siç thashë përpara, shumica e gjykatësve në pozicionin tuaj do ta kishin humbur durimin me prokurorinë, por mos e humbni durimin me ne të mbrojtjes. Më lini një, dy ose tre minuta derisa t’u shtjelloj këto pika. Institucioni u themelua për t’i shqyrtuar këto akuza absurde të cilat ishin të rreme, e dinim që u sajuan nga dëshmitarë të cilët i ka paraqitur shërbimi i fshehtë serb, ne e dimë me siguri sepse është provuar si fakt në gjyqin e Haradinajt.

Gjykatësi: Zotëri Emmerson, nuk ka fare lidhje me këtë që po e them. Ne po flasim për afatin që ka të bëjë me materialet e rregullës 102/B. Këto që po i thoni tani nuk lidhen me temën.

Emmerson: Po të keni durim të më dëgjoni.

Gjykatësi: E kam durimin që t’i dëgjoj të gjitha palët.

Emmerson: Unë do ta vazhdoj derisa ta përfundoj.

Gjykatësi: Atëherë mund t’ju ndaloj.

Gjykatësi: Ju lutem futuni në temë! Do t’ju dëgjoj për sa kohë që së pari t’i përmbaheni agjendës dhe së dyti të flisni relativisht shkurt.

Emmerson: Unë po i përmbahem agjendës dhe flas shkurtimisht por ju më ndërprisni./GazetaSinjali/