image Una Gashi ka nevojë për ndihmën tuaj, babai i saj Laurati kërkon përkrahje urgjente

Sociale

Una Gashi ka nevojë për ndihmën tuaj, babai i saj Laurati kërkon përkrahje urgjente

news image

Una Gashi ka nevojë për ndihmën tuaj urgjente, pasi është duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë shumë të rëndë – sëmundjen HUS, raporton Sinjali.

Babai i saj, Laurat Gashi ka kërkuar ndihmë urgjente, pasi thotë se gjendja e saj është e rëndë dhe si i duhet ndihmë për trajtimin e sëmundjes.

UNA ndodhet aktualisht në Beograd, në Spitalin “Majka i Dete”, ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Më poshtë postimin e plotë të Lauratit:

Kërkesë për Ndihmë Urgjente!

Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj.

Vajza ime, UNA, ndodhet aktualisht në Beograd, në Spitalin “Majka i Dete”, ku është duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë shumë të rëndë – sëmundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).

Gjendja e saj është ende e paqëndrueshme dhe, për këtë arsye, nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim.

Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n. Çdo ndihmë është e çmuar, dhe asnjëherë nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohës për përkrahjen që mund të ofroni.

NLB – Bank
Iban-: XK05 1701003028359905
Laurat Gashi.

/GazetaSinjali/