image Ulutas takon komandantin grek në KFOR, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Siguri

Ulutas takon komandantin grek në KFOR, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka takuar sot komandantin grek, gjeneralmajor Athanasios Kontos, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

“Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale të sigurisë dhe aktivitetet e KFOR-it dhe mbështetjen e përditshme për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së. Gjeneralmajor Ulutas përshëndeti kontributin afatgjatë të Greqisë për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal”, tha KFOR-i në Facebook.

Ata shtuan se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është përgjigja e tretë e sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit.

/GazetaSinjali/