Dy burra nga Ukraina janë liruar nga burgu para kohe për një arsye jo të zakonshme.
Gjykata në Breda të Holandës ka marrë vendim që t’i lirojë ata në mënyrë që të shkojnë dhe të luftojnë kundër pushtimit të Rusisë në vendin e tyre.
27 vjeçari dhe 29 vjeçari, ishin të dënuar me gjashtë muaj burgim për shkak se ishin kapur duke kontrabanduar një grup shqiptarësh për në Britani të Madhe.
Gjykata i lirojë ata duke konstatuar se situata ishte e rrethanave të veçanta dhe të rënda, duke vënë në dukje se të dy burrat kërkuan të shkonin në shtëpi për të luftuar.
Gjykata iu vëri disa kushte atyre.
Ata nuk duhej të kryenin ndonjë vepër tjetër penale dhe duhej të ktheheshin sërish në paraburgim.
Në fund të shkurtit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vendosi të lirojë të burgosurit për të luftuar luftën kundër Rusisë.
“Sipas ligjit ushtarak, ukrainasit me përvojë të vërtetë luftarake do të lirohen nga paraburgimi dhe do të jenë në gjendje të kompensojnë fajin e tyre në pikat më të nxehta të konfliktit,”- tha Zelensky.