image Ukrainasit ikin nga sulmet ruse pas hapjes së korridorit humanitar

Botë

Ukrainasit ikin nga sulmet ruse pas hapjes së korridorit humanitar

news image

Autobusë të mbushur plot me njerëz që iknin nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, u nisën njëri pas tjetrit nga Sumi të martën.

Më 8 mars filloi një përpjekje e re për të evakuuar civilët nëpër korridoret humanitare, raporton REL.

Rruga nga qyteti lindor ukrainas është njëra ndër pesë të premtuarat nga rusët, për t’i mundësuar civilëve shpëtimin nga sulmet.

/GazetaSinjali/