image Ukrainasi shpallet kampion bote në not, i ati lufton kundër rusëve

Sporte të tjera

Ukrainasi shpallet kampion bote në not, i ati lufton kundër rusëve

news image

Notari Mykhailo Romanchuk ka fituar medaljen e Kampionatit Botëror të Notit, ndërsa babai i tij lufton kundra rusëve në lindje të Ukrainës.

“Ai është një kohë e vështirë”, tha Romanchuk pasi mori medaljen në garën e 800 metrave për meshkuj në Budapest të martën, shkruan Euronews.

Notari tregoi se nuk mund të komunikojë me babain e tij nga frika për arsye se vendndodhja e babait të tij mund të gjurmohej përmes telefonatës.

“Mendja ime ishte të shkoja në luftë për të mbrojtur shtëpinë time. Ne vendosëm që nuk mund të bëj asgjë me armën. Për mua, është më mirë të vazhdoj stërvitjen, të bëj gjithçka që bëj më mirë. Me notin tim, mund t’i tregoj të gjithë botës për situatën në Ukrainë”, tha notari Romanchuk.

Ndërsa objektet stërvitore u shkatërruan nga lufta, Romanchuk u ftua nga notari gjerman Florian Wellbrock për t’u stërvitur me të në Gjermani.

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ata u përqafuan në shenjë miqësie dhe solidariteti mes dy shteteve.

Romanchuk tha se medalja e tij dëshmon “se ukrainasit do të luftojnë deri në fund, nuk ka rëndësi se si do të jetë situata”.

“Jam shumë krenar për të gjithë njerëzit në Ukrainë dhe jam vërtet i lumtur që jam ukrainas”, përfundoi ai.

/GazetaSinjaliSport/