image Ukraina thotë se Mikolajivi është sulmuar me raketa

Botë

Ukraina thotë se Mikolajivi është sulmuar me raketa

news image

Disa raketa ruse kanë goditur qytetin-port ukrainas të Mikolajivit, tha sot Anton Gerashchenko, ndihmës në Ministrinë e Brendshme ukrainase.

Gerashchenko tha përmes një postimi në rrjetet sociale se autoritetet lokale kishin raportuar për sulmin.

Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete në jug, përfshirë Odesën, Mikolajivin dhe Mariupolin, teksa po tentojnë që ta shkëpusin Ukrainën nga qasja në Detin e Zi dhe të krijojnë një korridor tokësor nga Rusia për në Krime, gadishull që Rusia e aneksoi më 2014.

/GazetaSinjali/