image Ukraina thotë se ka vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

Botë

Ukraina thotë se ka vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

news image

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë në përditësimin e saj në Facebook të premten, se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Përcaktimi i numrit të saktë të viktimave nga secila palë ka rezultuar sfidues, me Rusinë dhe Ukrainën që pretendojnë të dhëna dhe humbje jashtëzakonisht të ndryshme, raporton BBC.

Në një përditësim të rrallë më 3 mars, Rusia pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por ajo ka mbetur e heshtur për publikimin e shifrave të tjera që atëherë.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë thënë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000, me deri në 14,000 të plagosur.

Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu: 450 tanke, 93 avionë, 112 helikopterë, dhe çaktivizoi 43 sisteme kundërajrore.

/GazetaSinjali/