Ukraina po përjeton muajin me numrin më të lartë të viktimave civile që nga viti 2022, pasi sulmet ruse janë intensifikuar ndjeshëm.
Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë këtij muaji janë vrarë të paktën 377 civilë dhe janë plagosur 2,129 të tjerë, raporton CNN.
Sulmet kanë përfshirë raketa balistike, dronë dhe bomba ajrore, me Kievin që ka qenë disa herë objektiv i bombardimeve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se vetëm gjatë javës së fundit Rusia ka lëshuar rreth 1,700 dronë, mbi 1,630 bomba ajrore të drejtuara dhe më shumë se 50 raketa balistike.
Ai u bëri sërish thirrje aleatëve të furnizojnë Ukrainën me më shumë sisteme Patriot për forcimin e mbrojtjes ajrore.
Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, ndërsa Rusia ka intensifikuar bombardimet ndaj porteve dhe objekteve të karburantit në Ukrainë.
Po ashtu, për të tretën ditë radhazi, forcat ajrore rumune rrëzuan një dron rus mbi Detin e Zi, ndërsa presidenti rumun Nicusor Dan e cilësoi shkeljen e hapësirës ajrore të vendit si “të papranueshme”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!