image Ukraina rrezikohet të pushtohet sërish nga Kremlini, kjo është situata ku janë vendosur trupat rusë - Sinjali

Ukraina rrezikohet të pushtohet sërish nga Kremlini, kjo është situata ku janë vendosur trupat rusë

news image

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, po përgatiten për bisedime nëpërmjet një video-konference që do të realizohet të martën mbi situatën e tensionuar në Ukrainë, banorët në rajonin lindor të Donbasit po përgatiten për një tjetër vit me konflikte të shumta, raporton France 24.

Shumicës së njerëzve në këtë zonë nuk u pëlqen të flasin për luftën. “Asnjë koment”, tha një qytetare kur u pyet mbi situatën, ndërsa një tjetër u shpreh se “Përpiqem të mos i shikoj lajmet. Jeta ka qenë mjaft e vështirë për ne tashmë”.

Sipas ushtarëve, ka luftime çdo ditë, pasi forcat e tyre nga Rusia janë më pak se 100 metra nga këtu. Për një toger ukrainas, “a do ta pushtojë Rusia Ukrainën?” nuk është pyetja e duhur.

“Forcat ruse janë tashmë në territorin ukrainas! Çfarë prove më shumë ju duhet se kur ushtria ukrainase merr një rob dhe ai ka dokumente ruse, një pasaportë ruse?”-tha ai.

Por kapiteni Denis thotë se nuk pret një përshkallëzim të madh në luftime. “Ne gjithmonë dëgjojmë se do të ketë një lloj sulmi, ose për një ngritje të forcave ruse… Unë nuk besoj në të. Humbjet nga ana e tyre do të ishin shumë të mëdha”.

Megjithëse tensionet janë rritur në muajt e fundit. Rusia nuk e pranon orientimin pro-perëndimor të Ukrainës dhe Ukraina nuk pranon pushtimin e një pjese të territorit të saj nga forcat e Kremlinit. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin