image Ukraina nxjerr në fushëbetejë raketat më të frikshme deri tani

Botë

Ukraina nxjerr në fushëbetejë raketat më të frikshme deri tani

news image

Strategjia e Ushtrisë Ukrainase ka bërë të mundur që të për një kohë të shkurtër të rimarr shumë territore të pushtuara nga ushtria ruse, raporton Sinjali.

Lajmi që 5 persona kanë humbur jetën nga bombardimet ruse në Kherson në mëngjesin e sotëm rriti tensionet në rajon, e teksa që ndodhën këto ngjarje së fundi është shfaqur edhe arma më e fundit që do të përdoret nga ushtria Ukrainase.

Bëhet fjalë për raketat HIMARS/M30A1, që janë furnizuar nga SHBA-ja në frontin Kherson dhe kjo armë që ka një fuqi shkatërruese të frikshme si dhe një precizion shumë të madh.

Deri më tani ushtria Ukrainase ka përdorur sistemin e raketave HIMARS, që njihen si më të avancuarat për të goditur objektivat ushtarak në distancë prej qindra kilometrave largësi.

Në llogarinë në Twitter, “Ukraine Weapons Tracker” njoftoi për këtë raketë e cila është një raketë shumë e avancuar se sa ato të mëparshmet dhe është mësuar se këto janë përdorur për të goditur objektiva shumë thelle në brendësin të vijës së frontit të ruseve.

/GazetaSinjali/