image "Ukraina është në prag të shpërbërjes"

Evropë

“Ukraina është në prag të shpërbërjes”

news image

Ukraina mund të jetë shteti, të cilin do ta përcjellë fati i Jugosllavisë dhe në të ardhmen të ndahet në katër pjesë, tha politikanja e këtij shteti Evgenije Muraev, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo në një prononcim për një tv ukrainas tha se vendet perëndimore, si Polonia, Hungaria dhe Rumania, kanë qëllimet e tyre, duke investuar para në zonat kufitare dhe duke u dhënë pasaportat e tyre në mënyrë aktive ukrainasve.

“Ne nuk jemi të pavarur ekonomikisht, nuk mund ta mbajmë veten, nuk kemi të ardhme premtuese, ne jetojmë me kredi”, tha Muraev.

Ai kritikoi presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskyn për deklaratat e tij se BRSS-ja ishte gjoja agresor.

Më parë, ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili gjithashtu foli për shpërbërjen e mundshme të Ukrainës. Sipas tij, shteti është në prag të shpërbërjes. /GazetaSinjali/