image Ukraina do të shpenzojë 1 miliard dollarë për prodhimin vendas të dronëve këtë vit

Botë

Ukraina do të shpenzojë 1 miliard dollarë për prodhimin vendas të dronëve këtë vit

news image

Qeveria ukrainase planifikon të investojë 40 miliardë hryvnia (1.08 miliardë dollarë) këtë vit në prodhimin vendas të dronëve, ka njoftuar kryeministri Denys Shmyhal.

Të martën, Shmyhal u takua me prodhuesit ukrainas të dronëve ku tha: “Një vit më parë, përmes nismës UNITED24 të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, ne mblodhëm më shumë se 4 miliardë hryvnia për të investuar në prodhuesit ukrainas të dronëve. Në atë kohë, kishte më pak se një duzinë të tillë. Sot janë mbi 40 kompani që kanë kontrata me shtetin dhe prodhimi i UAV-ve është dhjetëfishuar”.

Ai shtoi: “Videoja e dronëve ukrainas që shkatërrojnë armatimin ruse është rezultati dhe dëshmia më e mirë e përpjekjeve tona të përbashkëta me prodhuesit ukrainas. Falënderoj të gjithë ata që na afrojnë fitoren.”

/GazetaSinjali/