image Ukraina barazon rezultatin ndaj Holandës, shënohet një nga golat më të bukur në këtë Evropian

Futboll

Ukraina barazon rezultatin ndaj Holandës, shënohet një nga golat më të bukur në këtë Evropian

news image

Kombëtarja e Holandës po takohet me Ukrainën, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin C, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshjen e parë e tulipanëve në këtë EURO po luhet në stadiumin e kryeqytetit të tyre të Amsterdamit “Johan Cruijff”.

Kjo përballje ka ndryshim rezultati në 2-2.

Kapiteni, Georginio Wijnaldum realizoi për epërsinë e vendasve., më pas futbollistët e De Boer shënuan edhe një herë me anë të Weghorst.

Për të ngushtuar epërsinë, u përkujdesen kapiteni ukrainas, Andriy Yarmolenko, me një nga golat më të mirë të javës.

Pastaj për të barazuar ishte Roman Yaremchuk.

Këto dy përfaqësuese garojnë në Grupin C, së bashku me Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Gazeta Sinjali Sporti/