Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë, Shaqir Uka, tha se stafi i anesteziologëve janë në rrezik të madh për t’u infektuar me COVID-19, për shkak të përballjes direkte me pacientët.
Ai tha se rritja e rasteve të reja me koronavirus është duke e vështirësuar punën e anesteziologëve
“Unë mendoj që angazhimi në një masë aq të shtuar e ekipës së anestezilogëve, ka bërë që të përhapet koronavirusi duke e vështirësuar punën e anesteziologëve. Vetëm sot në QKUK, janë hapur edhe 11 salla të operacionit, ku hapen për raste të urgjencës. Stafi i anesteziologëve që kanë të bëjnë kontakt direkt me pacientët janë në rrezik skajshmërisht të madh për t’u infektuar”, tha Uka në RTV Dukagjini/ Gazeta Sinjali/