Arber Zeneli pas 9 muajsh larg fushave të blerta, gjatë kësaj fundjave bëri rikthimin e tij.
Lëndimi që e la jashtë atë për një kohë të gjatë nuk ia ka humbur formën yllit kosovar, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka publikuar një driblim të tij në Instastory që e bëri në ndeshjen kundër Monacos.
“9 muaj që nga ndeshja ime e fundit, 8 muaj nga operacioni. I entuziazmuar ta shohë çka na sjellë e ardhmja”, u shprehë ai.
Zeneli është i gatshëm për të luajtur për kombëtaren e Kosovës që zhvillon ndeshje me 26 mars kundër Maqedonisë së Veriut./Gazeta Sinjali/