image Uji në Hoçë të Madhe përkohësisht jashtë standardeve për pije

Kosovë

Uji në Hoçë të Madhe përkohësisht jashtë standardeve për pije

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se reshjet e shumta të shiut kanë ndikuar në cilësinë e ujit të pijshëm në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, në Komunën e Rahovecit.

Sipas kompanisë, monitorimet e kryera në burimet natyrore të furnizimit kanë evidentuar rritje të turbullirës së ujit, duke bërë që ai të mos i përmbushë përkohësisht standardet e kërkuara për konsum.

Për këtë arsye, KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të ri, kur të konfirmohet rikthimi i cilësisë së tij brenda parametrave të lejuar.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka bërë apel që njoftimi të shpërndahet sa më gjerësisht, në mënyrë që të gjithë konsumatorët e prekur të informohen me kohë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/