Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët se punimet nga ana e Ibër Lepencit ne stacionin e pompave në Lushtë ende nuk kanë përfunduar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, të gjitha gjasat janë që punimet nuk do të përfundojnë para mesnatës, andaj bëjnë të ditur se momentin që përfundojnë, do të fillojë prodhimi i ujit.
“Përmes këtij njoftimi dëshirojmë të ju informojmë se punimet të cilat janë duke u zhvilluar nga ana e Ibër Lepencit në stacionin e pompave në Lushtë ende nuk kanë përfunduar dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të përfundojnë para mesnates”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/