image Ujësjellësi i Prishtinës njofton se janë duke intervenuar në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza

Kosovë

Ujësjellësi i Prishtinës njofton se janë duke intervenuar në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se deri në ora 12:00 kanë intervenuar në mbi 10 raste në rrjetin e ujërave të zeza dhe rrjetin e ujësjellësit.

Sipas tyre, puna në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza dhe rrjetit të ujësjellësit do të vazhdojë deri në orën 22:00.

Postimi i tij:

Prishtinë, 29 maj – intervenimet në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza dhe rrjetit të ujësjellësit, gjatë ditës së sotme.
Deri në orën 12:00 u intervenua në mbi 10 raste në të dyja sistemet.
Puna nga ekipet e mirëmbajtjes vazhdon deri në orën 22:00, me raste të tjera.
Ju priftë e mbara!⚒