image Ujë me kripë në vend të vaksinës, skema e sofistikuar që mashtroi mijëra vetë

Botë

Ujë me kripë në vend të vaksinës, skema e sofistikuar që mashtroi mijëra vetë

news image

Mijëra vetë kanë rënë pre e një skeme të sofistikuar mashtrimi në Indi, ku në vend të vaksinave kundër koronavirusit kanë marrë doza me ujë me kripë.

Policia ka arrestuar 14 persona, mjekë dhe punonjës të shëndetësisë, të cilët kishin ngritur 12 qendra vaksinimi të rreme, pranë Mumbait. “Përdornin injeksione me ujë me kripë në çdo qendër vaksinimi”, tha Vishal Thakur, drejtues i lartë i Policisë së Mumbait.

Nga e gjithë skema, e vënë në jetë në muajt maj dhe qershor, janë prekur mbi 2500 persona, ndërsa organizatorët kanë arritur të sigurojnë rreth 28 mijë dollarë prej saj.

Deri tani në Indi janë vaksinuar plotësisht 62 milionë persona, që përbëjnë 4,5 % të popullsisë. /Gazeta Sinjali/