image Ujë i nxehtë me banane - pse është e rëndësishme të kombinohen në mëngjes

Shëndeti

Ujë i nxehtë me banane – pse është e rëndësishme të kombinohen në mëngjes

news image

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës por shumë njerëz shpesh nuk kanë kohë të mjaftueshme për të përgatitur diçka të shëndetshme dhe të ulen për të ngrënë, transmeton Gazeta Sinjali.

Në fakt, nuk është e nevojshme t’i përgatisni vetes një mëngjes që kërkon kohë.

Mjafton të konsumoni një banane dhe një gotë ujë të ngrohtë pasi efektet e tyre janë të mahnitshme.

Ky mëngjes është mënyra më e lehtë për të stimuluar humbjen e peshës. Bananet stimulojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin, thonë studimet.

Një përfitim tjetër i ngrënies së bananeve është se ato do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore, ndërsa bllokojnë gjithashtu thithjen e karbohidrateve.

Pini një gotë ujë të ngrohtë me stomak bosh, dhe do të vini re se metabolizmi do të rritet apo keni më pak të ngjarë të ftoheni apo të prekeni nga gripi. /Gazeta Sinjali/