image Uganda shpall shpërthimin e virusit Ebola pas vdekjes së një personi
[wp-story id="814678"]

Botë

Uganda shpall shpërthimin e virusit Ebola pas vdekjes së një personi

news image

Uganda ka shpallur shpërthimin e virusit Ebola pas një rasti të rrallë të konfirmuar në Sudan, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Zyra e OBSh-sw në Afrikë deklaroi se rasti është konfirmuar pas një mostre testimi të një 24-vjeçari në rajonin Mubende.

Autoritetet shëndetësore të Ugandës kanë hetuar gjashtë vdekje të dyshimta në të njëjtin rajon brenda muajit. Ministri i shëndetësisë i vendit tha se 24-vjeçari ka vdekur pas simptomave të njëjta të virusit, shkruan CNN.

“Aktualisht janë tetë raste të dyshuara në trajtim spitalor”, deklaroi OBSh në Afrikë, duke shtuar se po i ndihmon autoritetet shëndetësore të Ugandës në hetim dhe po dërgon staf në zonën e prekur.

“Kjo është hera e parë në më shumë se një dekadë që Uganda po regjistron rast me shenja të Ebolës. Ne po punojmë afër me autoritetet kombëtare të shëndetësisë të hetojnë burimin e shpërthimit të virusit”, thotë Dr. Matshidiso Moeti, drejtor rajonal i OBSh në Afrikë.

Në herën e fundit që Uganda raportoi shpërthimin e Ebolës në vitin 2012, ku edhe u regjistruan rreth 17 vdekje nga 24 raste, sipas Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDCP).

/GazetaSinjali/