Ilir Latifi është mposhtur me vendim unanim në luftën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar.
Derrick Lewis, i cili mbushi 35 vite të premten e kaluar, fitoi sfidën në qytetin e lindjes, Houston, me rezultat 87 – 84. Sipas gjyqtarëve, amerikani i fitoi të tri raundet e ndeshjes.
Lufta nisi me sulmet e Lewis në këmbë me Latifin i cili mbrohej edhe evitoi ndonjë goditje të fuqishme.
Iliri Latifi provoi tri herë “take downs” në raudin e parë, por dështoi në secilin tentim dhe ishte Derrick Lewis ai që diktoi rrjedhen e takimit, raporton Insporti.
Në raundin e dytë, Ilir Latifi arriti ta rrëzonte kundërshtarin dhe kaloi shumicën e kohës mbi të por pa arritur të shkaktojë shumë dëme.
Raundi i fundit u karakterizua me goditje të fuqishme të Lewis të cilat jo gjithmonë goditnin Latifin. Ky i fundit arriti edhe një takedown por i cili nuk i shërbeu shumë.
Kjo ishte fitorja e dytë rradhazi për Lewis i cili tashmë ka 14 fitore në histori të UFC-së, i katërti në histori të peshave të rënda.